Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Doktoreshë Koleta Suma, një jetë përkushtuar në shërbim të njerzëzve. Mjekët dhe infermierët punojnë pa u lodhur e shpesh në kushte shumë të vështira.
Nevoja për të siguruar akses të barabartë për të gjithë ndaj kujdesit cilësor është sfida jonë. Në programin tonë:
1️⃣ Pacienti do të jetë në qendër të sistemit!
2️⃣ Ne angazhohemi të investojmë në stafin mjekësor për edukimin dhe trainimin, përmirësim të kushteve të punës, dhe më e rëndësishmja, rritje të ndjeshme të pagave te mjekëve në 1200 Euro dhe infermiereve në 700 Euro.
3️⃣ Çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjeve bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Pacientët nuk do të blejnë më barna me lekët e tyre nëse shtrohen në spital.
4️⃣ Ne angazhohemi për forcimin dhe modernizmin e spitaleve rajonale dhe transformimin e spitaleve bashkiakë. Angazhohemi për cilësi në sistemin shëndetësor, i aftë të parandalojë, edukojë dhe përgjigjet sfidave të sëmundjeve të reja që dalin në dritë ( si covid-19). Ne do të anulojmë koncesionet korruptive.
5️⃣ Ne do të rrisim buxhetin për të siguruar që shqiptarët të jenë më të shëndetshëm përmes investimeve private e publike në sektorin spitalor dhe rindërtimin e infrastrukturës.
6️⃣ Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të diplomohen në mjeksi si dhe numrin e specializantëve, me qëllim rritjen e numrit të mjekëve që kujdesen për qytetarët shqiptarë.
LEXONI EDHE: Sistemi shendetësor në Shqipëri, Ilir Beqaj replikon në distancë me Emilia Koliqin…