Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së për Qarkun Shkodër: Me të rinj dhe të reja të Shkodrës, që do të votojnë për herë të parë me #25Prill
Një mëngjes që më mbush me besim se ky qytet ka një të ardhme të garantuar. Për t’i kthyer shpresën të rinjve, duhet një strategji, duhet një model dhe këtë model e ofron vetëm Partia Demokratike.
Biseduam së bashku duke nxjerrë në pah ato problematika, të cilat shqetësojnë sot rininë shkodrane, si mungesa e hapësirave kreative, mungesa e punësimit, dhe humbja e shpresës.
Partia Demokratike ka një program të qartë për rininë, që të mos i drejtohet emigracionit, por të kontribuojnë në vendin e tyre. Për Shkodrën e rinisë, për të ardhmen e vendin, për rikthimin e shpresës!
Ndërsa nga një pjesëmarrës në takim, të cilët kanë publikuar të njëjtat foto si Spahia, shkruhet: Ne, kemi dhënë dhe do vazhdojmë të japim mbështetjen tonë për deputetin i cili na ka dhënë vëmendje ndër vite, na ka suportuar dhe na ka mbështetur në çdo nisëm… Bardh Spahia, një individ me ideale, bashkëpunëtor dhe njerëzor.
*Jemi të lumtur që kemi punuar dhe do vazhdojmë të punojmë pa ndalim.
*Jemi të lumtur që 8 vite opozitë, dhe jo vetëm, kemi qënë në rresht të parë në çdo tubim, protestë, marshim e takim.
*Jemi të lumtur që qyteti ynë, Shkodra, përfaqësohet me më të preferuarin e jo vetëm të rinjve por dhe të gjithë qytetarëve të qytetit tonë me tradita e kulturë.
Bardh Spahia, është i vetmi që kujtohet për ne, për rinin shkodrane edhe kur nuk jemi në ditë fushate, vëmendja e tij tek ne ështe në ditë të zakonshme.
Prandaj ne sot ndjejmë obligim e detyrim moral që ti bëjmë thirrje të gjithë të rinjve që shpresa e besimi i qytetit tonë është shoku, miku, bashkëpunuesi z.Bardh Spahia.
Sot, më mirë se kurrë Shkodra e mbarë Shqipëria të përfaqësohet me djalin i cili transmeton pozitivitet dhe shprësë për të rinjtë dhe të ardhmen e këtij vendi.