Moti për ditën e hënë, 15 mars 2021, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe me intesitet të lartë zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 1/7
Zona e ulët 6/14
Zona bregdetare 8/14 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/