Nga Bardh SPAHIA
Ky rast i një të riu nga Elbasani që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit të qytetit të tij, pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, tregon se siguria e pacientëve nuk është ende prioritet i autoriteteve shëndetësore. Fatmirësisht i riu 24 vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por trauma që lë pas kjo ngjarje është më e rëndë se sa infektimi me Covid-19.
Ka nevojë urgjente për psikolog, që të jetë i pranishëm për të asistuar pacientët. Pas rasteve tragjike që janë shënuar në dy spitalet kryesore Covid, ministria e shëndetësisë nuk e ka vënë ujin në zjarr. Eshtë e pafalshme që akte të tilla të përsëriten pasi pacientët nuk kanë asistencën e duhur në spital.
Në vend të show-t grotesk, sot është koha për më shumë përgjegjësi, për ndërhyrje reale, për evidentim të çdo problematike, nga të cilat sot shëndetësia shqiptare vuan.
PD ka një program të qartë për shëndetësinë, për t’i kthyer dinjitetin bluzave të bardha, duke kthyer pacientin të parin, dhe jo interesat meskine të ministrave të kapur nga PPP-të.
Numërimi mbrapsht ka nisur, edhe pak ditë dhe sistemi shëndetësor do të nisë të marrë frymë lirisht.