Dashi
Nëse jeni të lidhur, tani do të keni më shumë kohë për të qenë me partnerin/en tuaj. Në punë, një situatë e mirë për ata që duhet të marrin veten pas një viti shumë të vështirë.
Demi
Nëse jeni beqar kjo po ndodh për shkak se keni frikë nga vuajtja dhe rënia në situata të vështira. Por mos jini pesimist. Ata që kanë dalë nga një histori e gjatë, duhet të jenë më të guximshëm. Në punë, do të ndjeni lodhje, por po vijnë lajme të mira.
Binjakët
Periudhë e favorshme për dashurinë: nëse të pëlqen një person, vazhdo përpara. Në punë mund të shpërblehen ose mund të përparon në diçka që dëshironi. Ky është momenti i investimeve dhe mundësive të mëdha, jeni një hap para!
Gaforrja
Nëse një histori dashurie nuk shkon ashtu si e dëshironi, është koha për tu ulur dhe për të folur. Në punë, jeni duke u munduar të zgjidhni një problem që e keni zvarritur për një kohë të gjatë.
Luani
Dita fillon me disa probleme në dashuri, ndërsa ata që janë beqarë duhet të bëjnë durim. Në punë, mos vendosni për asgjë e nëse ju kërkohet diçka, duhet të bindeni.
Virgjëresha
Nëse po kaloni një krizë në çift, është më mirë të flisni për këtë çështje, pas datës 21 mars.Në punë, duhet të angazhiheni në projekte që do të fillojnë ditët e ardhshme.
Peshorja
Hëna nuk është më në kah të kundërt për ju dhe tani do të ndjeheni më pak nervozë. Ata që janë single, mund të dashurohen me një person që vjen nga larg. Në punë, një mundësi e mirë po vjen: përfshihuni në projektin e ri, edhe nëse do të ketë vështirësi.
Akrepi
Mos i nënvlerësoni historitë e reja të dashurisë. Në punë, shfrytëzojeni sa më shumë kohën që keni, për të zgjidhur çështje ligjore dhe administrative.
Shigjetari
Lajm i mirë për dashurinë, muaji do të mbarojë mirë. Në punë, projektet afatgjata po fitojnë. Vlerësoni gjithçka me kujdes dhe pozitivisht.
Bricjapi
Dhjetë ditët e fundit të marsit nuk do të jenë të lehta për dashurinë: përpiquni të zgjidhni një problem tani, ai mund të bëhet i madh në fillim të pranverës. Në punë, mundësitë e mira janë rrugës për tu shfrytëzuar!
Ujori
Jupiteri po vazhdon të qëndrojë tranzit në shenjën tuaj dhe një revolucion po ndodh në sferën sentimentale. Në punë, përpiquni të qëndroni të qetë: sot dhe nesër keni një shans shumë të mirë për sukses.
Peshqit
Mërkuri dhe Venusi janë në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: një lajm i shkëlqyeshëm për dashurinë. Në punë, yjet janë me ju: mund të mbani një premtim, të filloni një udhëtim ose të kërkoni zgjidhje.