Nga Elson ÇELIKU*
Ardhja e Ilir Beqaj në Shkodër si drejtues politik për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare përveçse rizgjoi Partinë Socialiste në Shkodër duke ndezur motorët e fushatës i dha një shpresë të madhe të gjithë të rinjve të qarkut Shkodër. Mbështetja e Ilir Beqaj ndaj të rinjve nisi që nga drejtoritë rajonale duke i dhënë besim atyre për të vijuar deri tek mbështetja për pesë të rinjtë kandidatë për deputet të PS në qarkun Shkodër.
Në një situatë tjetër një figurë e konsoliduar si Ilir Beqaj me eksperiencë të gjatë politike e madje detyre të rëndëisshme mbi shpinë të cilat i përballoi me sukses kishte luksin për të ndikuar që lista e kandidatëve të PS për qarkun Shkodër të ishte një tjetër. Në fakt Z.Beqaj luftoi fort që ajo listë të kishte mes të tjerëve gjashtë emra me një moshë të re që në fakt janë shpresa e të ardhmes për një Shqipëri më të mirë. Edona Bilali që kryeson listën bashkë me Kristian Shkrelin, Jona Leqejzën, Lela Berdicen, Alda Memën dhe Kabir Fishtën janë shembulli më i mirë i një politikani i cili nuk ka në mendje vetëm hallin personal të tij por sheh shumë më larg.
Partia Socialiste e Shqipërisë frymëzohet nga të rinjtë dhe është një forcë politike e cila gjithnjë i ka dhënë dorën brezit të ri duke sjellë figura të reja të cilët në pak kohë janë kthyer në senatorë të politikës duke kontribuar shumë për zhvillimin e PS dhe të Shqipërisë.
Në listën e kandidatëve të PD për qarkun Shkodër, xhaketat e vjetra nuk i kanë lënë përfaqësimin e duhur të rinjve duke treguar edhe njëherë se aty problemi kryesor mbetet halli personal. Të rinjtë që renditen vetëm në fund të listës dhe shumë më pak se nga sa do të duhej të ishin në atë listë tregon qartë vizionin e përhumbur të demokratëve. Tashmë gjithçka është bërë e qartë ndërsa data e zgjedhjeve të 25 prillit po afron gjithnjë e më shumë.
PS me në krye Ilir Beqaj dhe enturazhin e të rinjve si një lokomotivë e fuqishme që tërheq përpara nuk do ta ketë aspak të vështirë që të bind të rinjtë shkodran që në 25 prill të votojnë partinë Socialiste. Mundësia që PS i ka dhënë të rinjve është më e hapur se kurrë ndaj çdo ditë besimin nga ana e tyre sa vjen e rritet dhe kjo ndjehet më shumë se kudo në Shkodër, një qytet i cili burimin kryesor ka rininë. Mundësitë për një punësim shumë më të madh, për një siguri shumë më të madhe për të ardhmen dhe më shumë mundësi për krijimin e familjes, arsimimin janë bazat kryesore përse rinia shkodrane beson tek PS, kjo falë edhe vendosmërisë së Ilir Beqaj si drejtues politik i qarkut për të vijuar këtë rrugëtimin që nis pikërisht me të rinjtë.
Më përpara të rinjtë shiheshin si një kërcënim nga politikanë të vjetër ndërsa sot çdo zë i tyre dëgjohet më shumë se asnjëherë si e vetmja mundësi për të sjellë zhvillimin e duhur. Shkodra më shumë se kushdo ka të detajuar programin për të rinjtë, programi më i detajuar që një parti politike mund të ketë dhe ky program nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të niste nga Shkodra. Tetë vite më parë dëshira dhe pasionet që të rinjtë kishin ishin vrarë nga ajo politikë e mbrapshtë që nuk i dha asnjëherë mundësinë.
Sot zyrat e institucioneve nga më të thjeshtat deri tek më të rëndësishmet janë plot me të rinj të arsimuar dhe të rinj vizionar të cilët e duan vendin e tyre dhe të cilëve PS i ka dhënë një mundësi. Z.Beqaj është një prej atyre që e përkrah zhvillimin e rinisë si një sfidë e madhe e cila mbetet gjithmonë e tillë dhe si e vetmja mundësi për t’i dhënë një zhvillim edhe më të madh ekonomik Shkodrës e më pas gjithë Shqipërisë. Natyrshëm që çoroditjet e kundërshtarit politik dhe shpifjet e tyre nuk do të mund të ndalen asnjëherë por të gjithë duhet të merremi me fakt.
Të gjithë duhet të shohim se si trajtoheshin të rinjtë në Shkodër vite më parë dhe se çfarë mundësie kanë sot në hapjen e dyerve në radhët e PS dhe mundësisë së dhënë atyre jo vetëm nga Z.Beqaj por edhe PS dhe aq më tepër kryeministri Rama! Ne jemi të lumtur më shumë se kurrë që me 25 prill të rinjtë shkodran do t’i besojnë PS për t’iu bashkuar fitores së madhe që familja Socialiste do të marrë në gjithë vendin për të qeverisur edhe me një mandat të tretë! /*Autori është këshilltar bashkiak i Shkodrës si përfaqësues i PS- së dhe drejtor i DRSHTRR Shkodër/