Policia ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në rrugën Transballkanike, në lagjen ”Pavarësia”, ku u plagoën 3 persona. Policia ka arrestuar të plagosurin Ferdinand Llanaj, pasi i është gjetur një pistoletë.
Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen ”Pavarsia”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre shtetas, ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë siguruar prej bizneseve pranë kësaj zone, të gjitha kamerat të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri tip Pistoletë, një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automjetin tip ”Mercedes Benz”, dhe një tjetër mjet ”Renault Klio”, disa aparate celular dhe një shumë prej 1.600.000 lëkësh.
Policia po punon lidhur edhe me automjetin e djegur tip ”BMË” të gjetur ditën e djeshme në fshatin Kafaraj,Fier, ku brënda të cilit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm.
Gjithashtu në përfundim të hetimeve lidhur me armën e zjarrit Pistoletë të gjetur në vendngjarje, ka rezultuar ti përkasë shtetasit F. Llanaj, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia për prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake.
Në lidhje me ngjarjen janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale dhe po vazhdon puna për identifikimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të shtetasve F.Ll., B.Ll., dhe D.B..