Një ngjarje e rëndë[ është verifikuar në Shkodër paraditen e sotme. Një shtetase ka humbur jetën teksa udhëtonte me linjën urbane të autobuzit në qytet. Sipas informacioneve, gruaja e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ajo po udhëtonte në linjën qytetase Fermentim- Bahçallëk në momentin që ka ndërruar jetë. Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanet a ngjarjes së rëndë.