Partia Demokratike ka ridepozituar në KQZ listat e kandidatëve për të gjitha qarqet, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. KQZ ia kishte kthyer listat PD-së për korigjim, duke qenë se nuk ishte plotësuar kriteri i kuotave gjinore në disa qarqe. Në listën e qarkut të Shkodrës duket se ka ndryshime, teksa janë sërish emra kandidatësh duke e ngritur në 21 numrin e tyre, ndërsa është hequr emri i Fatlum Nurja, i cili deklaroi se është vendosur pa i marrë pëlqimi. Ai është zëvendësuar nga FRD me emrin e Astrit Kuçi.
Jo vetëm PD-ja, por edhe PS, por edhe disa partive të tjera të vogla, për shkak të parregullësive që kishin me kuotat gjinore, dokumentacionin e kandidatëve dhe formularet e dekriminalizimit. Partitë kanë 5 ditë kohë në dispozicion që ti korigjojnë listat, dhe të bëjnë edhe renditje të re të mundshme.