Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pedagoge të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’ në Shkodër.
Pedagoget kanë ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me arsimin e lartë, pasigurinë e së ardhmës, emigrimin dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.
Basha i ka garantuar pedagoget se nuk do të mbetet bir dhe bijë shqiptari pa universitet për shkak të kushteve ekonomike apo shkaqeve të tjera të sajuara.
Ai akuzoi qeverinë se ka buxhetin më qesharak në Ballkan për arsimin, duke ironizuar se më shumë vlen sot një darkë tek Nurest-i se sa kërkimi shkencor për gjithë Shqipërinë.