Një lajm i hidhur, ka detyruar ish- deputetin Bardh Spahia të ndërpresë fushatën elektorale gjatë ditës së sotme. Ndërsa ishte në takimet me liderin e opozitës Lulzim Basha ditën e djeshme, daja i tij i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale delikate.
Bëhet e ditur se ndërhyrja nuk ka rezultuar e suksesshme, kështu që Spahia ka humbur dajën e tij, intelektualin e njohur të Shkodrës Skënder Çapoku. Mbrëmë ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ai ishte njoftuar se daja i tij ishte në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në QSUT.
ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmeve të të ndjerit dhe nipit doktor Bardh Spahia.