Kandidatja për deputete e PD- së Shkodër Greta Bardeli Gjoni, ka vijuar takimet me strukturat e PD- së. Ajo ka qenë në Rrethina të Shkodrës, në një takim me strukturat e Grupseksionit Rrethina 2. Kandidatja demokrate është ndjerë shumë mirë në këtë takim, teksa këtë e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.
“Jam pafundësisht e lumtur nga pritja që më rezervuan strukturat e Grupseksionit Rrethina 2. Falenderoj banorët e Grudës dhe Hotit për mikpritjen dhe frymën e shpresës që përcollën.
Citoj një banor i cili gjatë takimit më emocionoi: Nëse flemë në demokraci , zgjohemi në diktaturë! Ne nuk flemë! Ne jemi nismëtar të lëvizjeve demokratike , koha nuk pret!”, shkruan ajo duke publikuar edhe disa foto nga takimi.