Arben Gjuraj i lindur në Dajç dhe banues në Shkodër, është i martuar dhe ka 4 fëmijē. Prej vitit 2015 mban postin e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër. Pjesë e strukturave të PD që në 1990. Në 2021 kandidon për deputet në Qarkun Shkodër.
Arben Gjuraj, ka lindur më 28 Mars 1969 në Dajç dhe është banues në qytetin e Shkodrës, është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Z.Gjuraj rrjedh nga një familje e njohur me tradita patriotike. Përfshirja në zhvillimet demokratike në vend, kontributi qytetar dhe politik, angazhimi individual në shoqëri, janë vlerë e shtuar e trashëgimisë së tij familjare.
Bashkëqytetar model, familjar i devotshëm, njeriu i komunikimit dhe argumentit, administratori i përkushtuar, bashkëbisedues i mrekullueshëm dhe këshillues i urtë, zyrtar profesionist, një derë e hapur për çdo kategori sociale dhe çdo individ, i gatshëm për të ofruar mbështetjen personale dhe ekspertizën profesionale kudo që i kërkohet, mik i mirë dhe fisnik.
Karakterizohet nga modestia, vizioni, serioziteti, dëgjesa, përkushtimi për mbështetjen e qytetarëve dhe qëndrueshmëria në ndjekjen dhe përmbushjen e detyrimeve shoqërore dhe administrative.
I diplomuar në Universitetin e Bujqësisë si Agronom i Përgjithshëm (1994) dhe më pas i diplomuar si Ekonomist i Politikave Agrare (2002). Z. Gjuraj ka një eksperiencë të gjatë në administrimin e problematikave që lidhen drejtpërsëdrejti me Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimin Rural duke u shquar si një nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe.
I trajnuar mirë dhe i pajisur me njohuri të shumta në fushën e vlerësimit të rreziqeve në territor dhe planifikimin e menaxhimin e emergjencave civile.
Ekspert në fushën e trajnimit të përfaqësuesve vendor për administrimin dhe menaxhimin e kompetencave të pushtetit vendor, gjithashtu është trajnuar dhe për menaxhimin e emergjencave civile dhe sigurinë publike.
Bashkëpunëtor serioz dhe përfaqësues dinjitoz në marrëdhëniet me partnerë dhe organizata vendase dhe të huaja në përpjekjet për përmirësimin dhe modernizimin e Qeverisjes Vendore.
Arben Gjuraj është zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër nga viti 2015 e në vazhdim. Karrierën në administratën publike e ka filluar si sekretar i Shkollës së Mesme në Dajç deri në vitin 2000, ku zgjidhet kryetar i Komunës Dajç për katër mandate radhazi.
Pas reformës territoriale, ku ish-komuna Dajç i bashkëngjitet territorit të Bashkisë Shkodër zgjidhet si këshilltar i Bashkisë Shkodër, nga ku bëhet pjesë e kabinetit të kryetarit të Bashkisë Shkodër dhe më pas nënkryetar i kësaj Bashkie.
Z. Gjuraj është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike që në fillim të viteve 1990. Ai është zgjedhur në forumet drejtuese të PD- së Shkodër, duke iu besuar pozicioni i anëtarit të Kryesisë, sekretarit të Nëndegës.
Në zgjedhjet e vitit 2021 i është besuar të kandidoj për të përfaqësuar qytetarët e Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë.