Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në kryqëzimin e Dajçit, në superstradën Lezhë-Shkodër.
aksidenti dajc
Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet i vogël, ndërsa ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Më herët u raportua se viktima kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë, pasi pjesa përparme e saj ishte futur poshtë kamionit.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrëfikëse pas më shumë se një ore u bë e mundur nxjerrja e makinës nga pjesa e poshtme e kamionit si dhe nxjerra e vuiktimës. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij.
Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .
Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.