Kelmendi qendra e universit per kelmendasit! Kjo ishte deviza e nje takimi prezantues me kandidatet e PD per Malesine e Madhe, z. Ramadan Lika nje personalitet i biznesit dhe i politikes ne Malesine e Madhe por edhe i gatshem e i kudogjendur per malesoret dhe z Aldo Gega nje djale i ri i mireshkolluar e me perspektive per te ardhmen por dhe nje vlere dhe perfaqesues i denje i brezit te ri.
Entuziazem, besim por edhe diskutime plot shprese per te ardhmen e Kelmendit dhe te cdo kelmendasi. Partia Demokratike si parti konservatore qe ka ne qender te programit te saj respektin per individin, familjen, pronen private e komunitare, do te jete ne krah te kelmendasve per me rimarre ne dore veteqeverisjen e Kelmendit dhe me rivendos drejtesine per cdo padrejtesi, zaptim apo keqperdorim te resurseve te kesaj zone.
E kjo do te filloje prej ringritjes se shtepise se heroit tone Prek Cali. Prej ketu ka me fillu ringritja e madhe dhe kujdesi per cdo familje e banor te Kelmendit per nje jete ma te mire duke zhvilluar turizmin dhe resurset e zones sic edhe programi i PD parashikon, por gjithmone tu respektu ne radhe te pare e parasegjithash te zotet e atij vend, kelmendasit.
Ndryshimi po vjen e tan bashke e ne mbeshtetje te njeri-tjetrit, kelmendasit si gjithmone te frymezuem prej historise e heronjve te vet e me mbeshtetjen e pushtetit te PD, kane me cu perpara Kelmendin per te cilin me te drejte krenohemi. /Nga Gjeto DUKAJ/