Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Një bashkëbisedim i hapur me banorët e Ganjollës në Gurin e Zi. Emigrimi, largimi i forcës aktive dhe veçanërisht rinisë, është shqetësim në këtë fshat.
Shpresa janë të rinjtë e bashkë me ta ne do ta bëjmë të mundur. Ne angazhohemi për të shëruar këtë plagë të shoqërisë. Angazhimi jonë serioz, përmes programit të Partisë Demokratike, krijon mundësi të punësimit, arsimimit, shërbime të mbështetjes për zhvillim ekonomik, për biznesin e vogël dhe atë prodhues, incentivë për zhvillimin agro – bujqësor. Këto janë prioritetet tona!