Është hedhur sot nga KQZ shorti për renditjen e partive në fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ku është përcaktuar nr. që do të mbajnë subjektet politike.
Koalicioni opozitar pjesë e së cilit është edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do të jetë e 9-ta në listë. Ndërkaq Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama do të renditet e 12-ta, ndërsa LSI në pozicionin Nr. 6.
Fati është treguar bujar me Partinë Social Demokrate të Tom Doshit që në këto zgjedhje do të jetë nr.1 në listë. Bindja Demokratike e Astrit Patozit renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta, Nisma Thurje renditet e 7-ta në fletën e votimit.
Renditja
Partia Social Demokrate
Partia Balli Kombëtar
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
Partia Bindja Demokratike
Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Nisma Thurje
Partia Lëvizja e Re
Koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim
Aleanca Demokracia e Re
Partia Lëvizja për Ndryshim
Partia Socialiste e Shqipërisë