Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka rrëfyer të tjera episode nga përballja e tij me virusin Covid-19, ku për pasojë i është dashur të qëndrojë për 21 ditë në koma.
Qamili tha gjatë një interviste në emisionin “Rrugëtim me Anilën” në “News 24” tha se pasi fitoi betejën me sëmundjen ndjeu se lindi për të dytën herë. Ai rrëfen se në një moment djali i tij i kishte thënë: “Nuk dua të tregoj se çfarë ke kaluar!”.
“Më sollën në jetë. Kam lind për së dytë. Dua të falënderoj djalin tim që ka qëndruar për një muaj rresht afër meje”, tha Bujar Qamili.
“Unë në fillim, jo se kisha frikë, vendosa të shkoj në spital dhe di të them që në jetën time nuk kam pasur ndonjëherë një përkushtim kaq të madh të tyre (mjekëve). Te unë krijuan një afrimitet tjetër, pasi djali im u paraqiti të gjitha këngët e mia në YouTube, ata u kënaqën krejt”, vijon ai.
“Kanë qenë disa ditë në gjendje kome. Djali më ka thënë “nuk dua të tregoj se çfarë ke kaluar!” Pata një favor të mirë që mjekët e spitalit më bënë vaksinën Pfizer. Dhjetëra qindra mesazhe më kanë ardhur në telefon, por nuk kam qenë në gjendje për tu përgjigjur”, u shpreh artisti i njohur shkodran.