Shkruan në Facebook Greta Bardeli, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Në zonën e Grupseksionit 5/2, rendim nga një biznes në tjetrin, nga një bisedë tek tjetra, me qytetarët dhe për qytetarët e këtij komuniteti.
Takojmë banorët të cilët na garantojnë votën për Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që i gjendet pranë në këto kohë të vështira, por edhe si e vetmja forcë që do të implementojë një program të hartuar nga specialistët më të mirë ndërkombëtar për ekonominë.
Më mbush me krenari fakti se edhe qytetarët e këtij Grupseksioni janë të bindur se ne nuk kerkojmë votë për pushtet, por kërkojme votë për të garantuar të ardhmen tonë të përbashkët!
Ju bëj thirrje të gjithë banorëve të Qarkut Shkodër të vlersojnë alternativat e politikës aktuale. Programi i PD ka synim që reformat ekonomike të sjellin më shumë para në xhepat e qytetarëve dhe arkat e bizneseve, në dallim të qartë nga fasadat multimilionëshe të cilat sot kënaqin vetëm klientët e pushtetit.