Kryetari i PDK- së dhe aleati i Partisë Demokratike Nard Ndoka, njëkohësisht edhe kandidat për deputet i listës së PD- së në Shkodër, kërkon që basha ti tregojë vendin Ramës sot sepse nesër do të jetë shumë vonë. Në një publikim në Facebook, Ndoka shprehet i sigurtë se do të ketë rotacion, ndërsa kujton shkeljet që ka bërë kryeministri Rama.
“Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha!
Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm!
Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!”, shkruan Ndoka.