Shkruan në Facebook i deleguari i PS- së për fushatën në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj: Vazhdon seriali i rrenave të kandidatëve të PDsë në Shkodër. E nisi Helidon Bushati dhe po e vazhdon Zef Hila. Ashtu si Helidonin dhe Zefin, OSHEE e nxorri rrencak. Më keq akoma si kryetar bashkie nuk paska pagu detyrimet e energjisë elektrike. Me këtë model të dështuar PD kërkon të vijë në pushtet.
Ndërsa më herët, videon që shpërndau Beqaj, e kishte postuar OSSH Shkodër, të shoqëruar edhe me këtë tekst: Paçram,Vau i Dejës. Një kundërpërgjigje nga Drejtori Rajonal Shkodër ndaj akuzave të pabaza politike mbi gjendjen aktuale të rrjetit. Duken qartë investimet e bëra nga OSSH brënda të gjitha kushteve dhe parametrave teknike. Tjerët flasin, Ne punojmë!