Kandidati për deputet i PD- së për Qarkun e Shkodrës Arben Gjuraj, ka vijuar takimet me banorët. Bashkë me kandidaten tjetër Greta Bardeli, Gjuraj ka zhvilluar një takim me banorë të Daijçit, zonë ku ai ka qenë edhe kryetar komune për shumë vite.
“Sa më shumë qytetarët bashkohen me Partinë Demokratike dhe ekipin e saj fitues, aq më afër është largimi i Ramës.”, ka shkruajtur Arben Gjuraj në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke e shoqëruar edhe me disa foto nga takimi.