Shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook kandidati për deputet i PD- së për Qarkun Shkodër Zef Hila: Stajka ishtë pikëtakimi i radhës në rrugën tonë të përbashkët drejtë fitores me 25 Prill. Une i garantova banorët e zonës se do të jem avokati i tyre në parlamentin shqiptar, një zotim që e marr para çdo banori jo vetëm të Stajkës por të gjithë Bashkisë Vau Dejës. Programi i PD-s, është garancia e një të neserme më të mirë për të gjithë.
Angazhimi i Kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, për të kthyer sytë nga shtresat në nevojë, familjet me vështirësi ekonomike, tek punëtorët e thjeshtë dhe tek fermerët, janë fakte konkrete se qeverisja e nesërme do të jetë një qeveri në shërbim të banorëve.
Banorët përveç angazhimit për një fitore historike me 25 Prillit, u ndalën edhe tek problemet që sot shqetësojnë komunitetin, siç janë mbifaturimet e OSHEE, një realitet i hidhur në të gjithë Bashkinë Vau Dejës.
Ju jap fjalën të gjithë banorëve se me Lulzim Bashën Kryeministër një fenomen i tillë do të zhduket një herë e përgjithmonë. Sot kemi fatin, ti besojmë programit të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për fitoren tonë të përbashkët me 25 Prill. #25Prill ✌️✌️ #ShqipëriaFiton ✌️🇦🇱 #LulzimBashaKryeministër