Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci ka qenë I pranishëm në Shirokë ku ka zhvilluar një takim me banorë të zonës. Gjatë bisedës me ta, kandidati Beci ka evidentuar punën e bërë gjatë viteve të fundit për të rivitalizuar këtë pikë turistike, të lënë për dekada në harresë.
Projekti në Shirokë është shembulli më I mirë se si po punon Partia Socialiste për të kthyer një vend të bukur, por jo shumë të zhvilluar në një pikë reference për Shkodrën. Janë kryer 4.7 milion euro investime për sa I përket rugëve, trotuareve, sheshit dhe ujësjellësit. Projekti përbëhet nga dy faza ku deri më tani ka përfunduar faza e parë dhe pritet të fillojë faza e dytë e cila përfshin pjesën e shëtitores poshtë, rrugës se bicikletave dhe muzet të biodiversitetit të liqenit të Shkodrës. Pjesë e projektit është hapja e doganës në Zogej si dhe tre mole, një në Zogej, një në Shirokë dhe një tek Ura e Bunës.” – deklaroi Beci.
Gjatë fjalës së tij, kandidati socialist ka dhënë edhe lajmin e mirë të hapjes së muzeut të parë të biodiversitetit, që do të hapet pikërisht në këtë zonë turistike e cila po mbledh gjithnjë e më shumë turistë.
Në ndërhyrjet e tyre, banorët kanë diskutuar për planin zhvillimor të Shirokës dhe mundësinë për kthimin e saj sa më parë në një atraksion turistik të rëndësishëm në rajon.