Shkruan në Facebook Arben Gjuraj, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Të nderuar miq! Ndihem shumë i frymëzuar nga mbështetja juaj gjatës këtyre ditëve kur paraqitem para jush si kandidat për deputet. Në rrugëtimin tonë shpesh herë kam pyetur veten se pse Shkodra jonë, pse Shqipëria jonë po vuan kaq shumë për me kenë “ndër shoqe ma e mira”?
Në këtë rrugëtim, jam dëshmitar i shumë vështirësive që kemi kalu së bashku, jam dëshmitar i shumë pamundësive, jam dëshmitar edhe i premtimeve të pamajtuna e mundësive të humbuna, jam gëzu me ju në çdo arritje e sukses, e jam zymtu në çdo dështim e humbje.
Kam njohur shumë miq, që kanë ba shumë për Shkodren e Shqipërinë, mendje të ndrituna e figura të dashtuna, disa të tjerë i kam njohur ndër libra e histori, kam njohur të përbuzun e të nëpërkamun, kam njohur të shpronësuar e të denum pa faj, kam njohur të vjedhun e të grabitun, kam njohur edhe asish që munden e nuk bajnë, kam njohur edhe shumë të tjerë që duan, por nuk munden.
Kam njohur… Ju ftoj të bëhemi bashkë për me ndryshu!