Drejtuesi politik i fushatës së PD- së për Qarkun e Shkodrës, shkruan në Facebook: Historia përsëritet kur një popull harron të kaluarën e tij.
Shkodra, thirrjen e saj për liri, e ka paguar me jetën e bijve dhe bijave të saj. Me Zenel Drangun, kryetarin e shoqatës së përndjekurve politikë në Shkodër dhe me Gretën, kujtuam kalvarin e gjatë të vuajtjeve të familjeve tona në diktaturë. Partia Demokratike, përveçse e popullit, nuk mund të mos jetë edhe e të përndjekurve politikë.
Xhelatët e djeshëm dhe bijtë e tyre biologjik e ideologjik nuk mund të na qeverisin më, as demokratët dhe as socialistët.
Partia Demokratike ka bërë shumë, e do të bëjë edhe më shumë. Përballë Zenelit, nuk gjeta kohë për justifikime, por për ndjesë, ndjesë të thellë.
Ne jemi të vendosur të mos lejojmë përmbushjen e amanatetit të xhelatëve të djeshëm nga bijtë e tyre, që po sot, i kemi ne krye të vendit. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë shenjtor i sotëm.