Vllaznia fiton 1-0 ndaj Kastriotit dhe rikthehet ne krye te renditjes. Nje gol i Ardit Hoxhajt ne minuten e 92-te i ka dhene tre pike me shume vlere kuqebluve qe marrin vendin e pare ne renditje pas javes se 25-te te kampionatit.
Ndeshja ka nisur mirë dhe Vllaznia që në minutën e katërt u hodh përpara teksa Kruja me një gjuajtje të fortë rrezikon seriozisht portën vendase. Reaguan menjëherë vendasit që rrezikuan seriozisht portën shkodrane me anë të sulmuesit Da Silva.
Me kalimin e minutave, loja fitoi bukuri sepse të dy ekipet kërkuan t’I imponoheshin njëri- tjetrit ndërkohë që ra në sy edhe loja e rëndë e futbollistëve krutanë. Megjithatë në pjesën e parë nuk do të kishte gol dhe gjithçka do të mbyllej në shifrat e barabarta 0-0.
Pjesa e dytë e ndeshjes nisi më mirë për Kastriotin që rrezikoi seriozisht portën shkodrane, por duhet thënë se rastin më të pastër për shënim e kishte Vllaznia. Në minutën e 65-të Ardit Hoxhaj ishte shumë pranë golit të avantazhit, por topi I goditur me kokë prej tij përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
Trajneri Brdariç do të hidhte në fushë edhe Kalajën e Cise, por I mungon forca goditëse në portën kundërshtare. Dhe goli i shumepritur do te vinte ne minuten e 92-te kur Ardit Hoxhaj ka goditur sakte me koke duke derguar topin ne rrjete. Perfundimisht 1-0 per Vllaznine, nje trepikesh me shume vlere per kuqeblute.