Vllaznia ka mundur 0-1 Kastriotin në Kamëz. Pas pesë ndeshjesh, shkodranët rikthehen te pikët e plota edhe pse në limite pas një goli të Hoxhaj në të 92 minutë. Ndeshja u vendos nga një episod në sekondat e fundit, ndërsa festa e shfrenuar mbizotëroi kampin e kuqebluve.
Përkohësisht Vllaznia merr kreun, ndërsa pret me ankth sfidën e fundit mes Partizanit dhe Teutës. Në një sfidë të luftuar dhe me gjashtë kartona të verdhë, shkodranët besuan deri në fund duke mundur një skuadër si Kastrioti. Pas ndeshjes, për Supersport, trajneri i Vllanzisë tha:
“Rezultat shumë i bukur, luanim ndaj një skuadre të fortë dhe morëm një fitore që vlen shumë. Kishim përkushtim gjatë gjithë ndeshjes dhe e merituam.
Gjoba bën mirë? Rezultati në fund të ditës është ai që vlen. Ditët e shkuara kishte një diskutim për këtë pjesë, kaluam një kohë jo të qetë. Reaguam mirë sepse këtë gjë prisnin dhe Shkodra është krenare për këtë ekip.
Kundërshtari u ankua për festën? Ju ndihmoi arbitri? Jemi shumë me fat që shënuam në fund, nuk është e thjeshtë të fitosh në këtë fushë. Unë kuptoj zhgënjimin e kundërshtarit për këtë rezultat. Mbase e tepëruam me festimin por ishte një gol në fund.
Dua t’I kujtoj kundërshtarëve se në ndeshjen e parë në Shkodër ata u shtrinë për 30 minuta dhe ne nuk u ankuam.
Penalltia nuk ishte për mua, nuk pashë gabim të arbitrit. Dy momente kanë qenë të diskutuara por për mua arbitri ka bërë mirë”, tha Brdaric./newsport/