Bardh Spahia duket se këtë ditë të diel, ia ka kushtuar familjes së tij. Të paktën, orët e para të ditës. Ai është shkëputur për pak koh[ nga fushata, për të shijuar pak pushim me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.
“Momente të çmuara me familjen time. Burim i madh energjie dhe frymëzimi për të bërë çdo gjë për të ardhmen e fëmijëve të mi dhe çdo familjeje shqiptare!
Një të dielë të mbarë për të gjithë!”, shkruan Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së për Qarkun Shkodër.