Benet Beci është tifoz i Vllaznisë së futbollit. Në fakt, nuk përbën “lajm” të mirëfilltë se është e vështirë të gjesh një shkodran që nuk është tifoz me ngjyrat kuqeblu. “Lajmi” është se ai e shpreh atë publikisht përmes një postimi në Facebook. Sot Vllaznia u rikthye tek fitorja dhe u ngjit në krye të Superligës. Beci duket se është shkëputur nga fushata për t’iu gëzuar Vllaznisë.
“⚽ Fitorja shijon më shumë kur vjen në fund dhe pas një loje të mirë. 1️⃣ Vllaznia jonë rikthehet në krye të renditjes së Superiores!
❤️💙 Zemrat e shkodranëve janë kuqeblu gjithmonë!
💪🏻 Forca Vllazni!
#ZemratKuqeblu
#ForcaVllazni”, shkruan Benet Beci në publikimin e tij.