I kishte munguar prej javesh nje fitore e tille dhe si rrjedhoje ajo ka ardhur pasditen e sotme me ate gol te shenuar nga Ardit Hoxhaj ne minuten e 92-te duke marre nje trepikesh me shume vlere ndaj Kastriotit.
Drejtuesit dhe futbollistet e kesaj te fundit kane vijuar me po ate sjellje si ne ndeshjen e fazes se dyte ne Shkoder duke u ankuar per arbitrin dhe Vllaznine, por ne kampin kuqeblu nuk kane dashur t’ia dine.
Pasi kane festuar ne fushen e lojes, festa e Vllaznise ka vijuar edhe ne dhomat e zhveshjes. Madje ka qene nje feste e çmendur e futbollisteve por edhe e trajnerit Brdariç qe hidhet perpjete nga gezimi.
Nuk kane munguar as thirjet e Adilit “Kush eshte kampionia ketu” dhe pergjigja e gjithe te tjereve: “Vllaznia”. Skuadra po rikthehet pas disa momenteve te veshtira dhe kuptohet qe me fitoren e sotme ata kane te drejte te gezojne. Per me shume shikoni festen e skuadres ne dhomat e zhveshjes: