Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Mikel Fusha, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Elvis Lekndreu, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nëna e Mikel Fushës të riut që është plagosr me armë zjarri në një lokal në Shkodër thotë se djali i saj dhe autori janë konfliktuar më parë.
“Autori dhe djali janë konfliktuar një javë më parë, thotë nëna e Mikel Fushës, shkuam një javë më parë te familja e autorit dhe i thamë të largonin djalin. Djali punon në lokal me një vajzë”, tha ajo