Situata e rënduar e rendit dhe sigurisë publike si pasojë e dy ngjarjeve të rënda brenda 24 orëve, ka sjellë reagimin e Helidon Bushatit, drejtues politik i fushatës së PD- së në Qarkun Shkodër. Në një publikim në rrjete sociale, Bushatit shprehet:
“Dje përplasje me armë, sonte po përplasje me armë. Ndërsa shteti është në drejtim të paditur, krimi bën festë në Shkodër. Kjo nuk është Shkodra. Shkodra nuk mund të jetë peng i ortakërisë së krimit me shtetin.
Kjo qeveri nuk ka ofertë tjetër për qytetarët e Shkodrës. Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit! Pas 25 Prillit, i rikthejmë sigurinë e munguar qytetarëve të Shkodrës!”, përfundon shënimin e tij në Facebook Helidon Bushati.