Deputeti aktual dhe kandidati për parlamentin e ri Paulin Sterkaj, ka premtuar asfaltimin e rrugës së Dukagjinit gjatë mandatit të ri 4 vjeçar të Partisë Socialiste. Premtimi është bërë gjatë takimeve, ku së bashku me kryebashkiakun e Malësisë së Madhe Tonin Marina, ka zhvilluar në Gruemirë dhe në Vrakë.
Sterkaj ka kërkuar mbështetje nga banorët duke u shprehur se do të jetë garant i projekteve tl reja për M.Madhe dhe Dukagjinin. Në takim, oratorët që morën fjalën evidentuan se para 8 viteve Gruemira kishte vetëm 22 të punësuar, ndërsa sot bashkë me arsimtarët që përbëjnë rreth 20% të tyre, janë 330. Ky është tregues i vëmendjes së bashkisë dhe qeverisë për këtë zonë.
Kryebashkiaku Marina ka garantuar se përveç investimeve që po realizohen në infrastrukturën rrugore, do të investohet edhe në bujqësi me subvencione, qendra të reja shendetësore, vijimin e rrugës Linaj- Rrjoll, sistemin energjitik, rrjetin e ujlsjellësit, kanalizimet etj. banorët që morën fjalën, sidomos ata me origjinë nga Dukagjini, bënë thirrje për të votuar Paulin Sterkajn me 25 prill, edhe për premtimin e asfaltimit të rrugës Prekal- Shalë, që deputeti e mori përsipër.