Shkruan në Facebook Helidon Bushati, drejtues politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës: Postriba në errësirë, në mëshirë të fatit!
Pa energji elektrike, në 2021. Kjo është Postriba dhe fshatrat e saj në këtë moment. Të braktisur nga qeverisja, Postribën e ka pllakosur errësira. Qindra banorë janë lënë në mëshirë të fatit. Qeverinë e propagandës dhe sejmenët e OSHEE nuk ka errësirë që ua mbulon gënjeshtrat.
Dritat në horizont janë nga Shkodra.