Policia amerikane ka konfirmuar se numri i të vdekurve pas sulmit në Las Vegas po rritet. Deri më tani bëhet me dije se 58 persona kanë humbur jetën, kurse mbi 515 kanë mbetur të lënduar, raporton CNN. ISIS me anë të një komunikate e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, kurse vëllau i sulmuesit ka thënë se ai nuk ka pasur ndonjë bindje fetare. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe shumë armë. /panorama/