22 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Sulltan Nevruzit. Është festa më e rëndësishme për besimtarët myslimanë bektashi, e cila lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë, janë të shumta urimet që shkëmbehen nga personalite të ndryshme. Me këtë rast edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka përcjellë urimin e saj:
“Kam kënaqësinë të uroj sot të gjithë besimtarët myslimanë bektashi gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit! Është dita kur çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Uroj me zemër që kjo pranverë që sapo ka nisur, të sjellë ndryshimin, çdo të mirë për shkodranët e shqiptarët!”, shkruan në urimin e saj në faqen zyrtare në Facebook Qytetarja e Parë e Shkodrës.