Shkruan në Facebook koordinatori politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës: Prandaj është e bukur Shkodra me njerëzit e saj. Se përtej situatës ku ndodhemi, ka një ditë, ka një datë, ka një ngjarje për të ngjallur shpresën dhe besimin.
Kështu edhe sot në familjen Oruçi. Nuk ishte dita për të ndarë halle me njëri-tjetrin, por vetëm urime. Se shpresa dhe besimi në Zot, do të shndrisë të sotmen, por dhe të nesërmen e familjeve tona. Këtë sfidë do e kalojmë bashkë.
Gjej rastin t’i uroj jo vetëm familjes Oruçi, por të gjithë besimtarëve bektashinj, Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit, këtë ditë hyjnore të shpresës.