Nga Afrim KRASNIQI
Në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para pluraliste. E dini që në ato zgjedhje lejoheshin shoqatat si subjekt zgjedhor? Lejoheshin ushtarakët, gjyqtarët, prokurorët dhe drejtuesit e shërbimit sekret të kandidonin pa dhënë dorëheqje nga posti? E dini që nga KQZ, kryetari dhe 6 anëtarë ishin gjithashtu kandidat në zgjedhje?
E dini që votohej në ambasada jashtë dhe dërgimi i rezultatit bëhej me radiogram? E dini që rreth 250 mijë qytetarë u larguan (pamjet dramatike në anije), po ata figuruan zyrtarisht pjesëmarrës në votime dhe madje edhe votues për PPSH-në? E dini që vëzhguesit e huaj u lejuan vetëm javën e fundit dhe se opozita pati vështirësi për të gjetur 250 kandidatë?
Mbi 1.1 milionë qytetarë votuan pro PPSH në mars 1991, rreth 1.2 milionë votuan një vit më vonë kundër PPSH. Me eksperimente dhe në ekstreme, – kështu e nisëm pluralizmin.