Një banesë në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, përballë prefekturës. Nga raportimet e para, bëhet e ditur se për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Flaket dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ka qenë një e moshuar, e cila është nxjerr pa marre lëndime. Për shuarjen e flakëve ndërhynë forcat zjarrfikëse.