Mësuam me hidhërim për ndarjen nga jeta të Ndriçim Mujës, njërit nga veprimtarët më aktivë në lëvizjen demokratike të viteve ’90 dhe nismëtar i krijimit të Shoqatës së ish- të Përndjekurve Politikë. Ndriçim Muja rrjedh nga një familje me tradita patriotike që kundërshtoi rregjimin komunist që në vitet e para dhe si e tillë renditet ndër familjet më të persekutuara nga regjimi komunist.
Axha i tij, Shaban Elezi, u pushkatua dhe më pas, baba i tij Smaili, vdiq në burg politik. Vellezërit dhe kushërinjt e tij gjithashtu vuajtën me dhjetra vite në burgjet e diktaturës. Të njejtën qëndresë dhe vuajtje patën edhe familja e bashkëshortes Hana, një ndër familjet më fisnike e më të përndjekura nê Malësinë e Madhe. Si Sekretar i Shoqatës, Ndriçimi dha një kontribut të çmuar në organizimin e Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë ku shërbeu për shumë vite deri sa i mbylli sytë.
Ai do mbahet mend për punën e tij të palodhur në integrimin e ish të përndjekurve politikë, konkretisht në ndihmesën e plotësimit të dokumentacionit të mijëra ish të përndjekurve. Partia Demokratike, Dega Shkodër, i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve! Pushoftë në paqe! /Publikuar në faqen zyrtare të PD- Shkodër në Facebook/