Zona e ish- Fermentimit të Duhanit në Shkodër, një bllok i ri banimi që iu bashkua qytetit pas vitit 1990, vuan problematika të shumta këto 8 vite. Papunësia, emigracioni, problemet me energjinë elektrike, janë agravuar gjatë qeverisjes së majtë.
Të rinjtë, forca më aktive, në mungesë të vendeve të punës, detyrohen të emigrojnë duke i shkaktuar një dëm të madh jo vetëm familjeve por edhe Shkodrës.
Pas 25 Prillit, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kryeministër, kanë një strategji të qartë për frenimin deri në zhdukje të emigracionit, krijimin e hapësirave për punësim të të rinjve, incentivimin e iniciativave për çeljen dhe zhvillimin e biozneseve private.
Ndryshimi që po vjen dhe që të gjithë e presim e mbështesin, do të ketë në themel përmirësimin e jetesës së secilit qytetar. /Publikuar në Facebook nga kandidatja për deputete e PD- së Shkodër Emilia Koliqi/