Kandidati për deputet i PS- së në Qarkun e Shkodrës Benet Beci, i shoqëruar nga drejtuesi politik i fushatës Ilir Beqaj dhe deputeti Luan Harusha, kanë zhvilluar një takim me banorë të Njësisë Administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër. Gjatë bisedës me banorët, u evidentua puna që po bëhet për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike tek zona e Vinotekës, për të vijuar në ët gjithë njësinë. Edhe për ujin e pijshëm është garantuar zgjidhja brenda pak ditëve për disa fshatra, ndërsa u pranua nga Beqaj se me legalizimet “jemi ende prapa”.
Gjatë takimit, është biseduar për skemat e mbështetjes në bujqësi, duke sjellë në vëmendje se për naftën pa taksa ka afat deri me 30 mars ndërsa në 24 mars janë çelur thirrjet për skemat mbështetëse. Banorët kanë mirëpritur lehtësirat fiskale të miratuara apo të programuara nga qeveria: bizneset e vogla tatim- fitimi zero prej 1 janar 2021, përjashtim nga TVSH- ja, paga minimale që do të jetë 400 mijë lekë në muaj, e për të cilën nuk do të paguhen taksa.
Në Rrethina të Shkodrës jetojnë shumë banorët të ardhur nga Dukagjini në fillim të viteve ’90, ndërsa u premtua se në mandatin e ardhshëm edhe rriuga nga Prekali në Breg të Lumit do të sistemohet dhe asfaltohet. Njësia Administrative Rrethina konsiderohet prej vitesh si mbështetëse e PS.