Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 448 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën edhe 15 qytetarë. Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 122,295, kurse ai i viktimave në 2171.
Në krahasim me ditën e djeshme kemi një rritje të shifrave. Dje u shënuan 303 të infektuar, kurse sot 448. Ndërsa viktimat dje numëroheshin 11, sot 15.
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2475 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 448 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (24 Mars 2021)
Raste të reja ditore 448
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 357
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2475
Testime totale 539,438
Raste pozitive 122,295
Raste të shëruara 87,193
Raste Aktive 32,931
Humbje jete 2171
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22556
Fier 2605
Durrës 1424
Vlorë 1309
Shkodër 1233
Gjirokastër 1258
Korçë 764
Lezhë 569
Elbasan 426
Kukës 344
Dibër 327
Berat 116