Si pjesëtare e një familje me disa sportistë, që kanë dhënë për Shkodrën vlera e shumë medalje nderi, u emocionova pa masë në këtë takim mbresëlënës me pjesëtarë të shumësportëshit Vllaznia.
Trajnerë legjendar e sportista të klasit ndërkombëtar morën pjesë sot në këtë bashkëbisedim. E lumtur që do të më jepet mundësia të jem një zë i fortë për zhvillimin e sportit, në të gjitha disiplinat.
Kënaqësi të shikoja sot kaq shumë bashkim e unitet drejt një qëllimi misionar!
E si mundet një qeveri që nuk njeh dinjitetin njerëzor pikësëpari, të vlerësojë e të shpërblejë mundin e djersën e këtyre heronjve? Ai që mbahet si piktor e sportist, shkatërron teatro e nëpërkëmb kampionë.
Edhe disa investime në infrastrukturë si rezultat i mekanizmave të federatave ndërshtetërore, përpiqet ti shesë si vullnet të qeverisë. Nga sporti nuk mund të përfitohet përmes korrupsionit në projekte afatshkurtër.
Sporti, mes tjerash, është një investim afatgjatë në arsim e shëndetësi. Vëllezërit tanë Kosovar alokojnë për futbollin aq fonde sa kemi ne për të gjithë sportet së bashku! Tepsia mban një familje, programi mban një shtet! /Publikuar në Facebook nga kandidatja për deputete e PD- së Shkodër Greta Bardeli Gjoni/