Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Zonjat janë pulsi i shoqërisë shqiptare. Përmes bisedës me ta, kupton realitetin e vështirë ku jetojmë sot, hallet dhe dertet e një jete aspak të lehtë, sidomos kur nuk ke pranë fëmijët që janë detyruar të marrin rrugët e emigracionit.
Por gratë janë edhe forcë, një forcë e pashoqe që është frymëzim për të gjithë shqiptarët për Ndryshimin, për të cilin të gjithë kemi nevojë. Ndryshimi po vjen, po nis nga Shkodra jonë, nga Shkodra e zonjave sepse vetë Shkodra jonë ka qenë, është dhe do të mbetet “Zonjë e randë”.
#GratePerNdryshimin
#ShkodraFiton
#ShqiperiaFiton