Historia e Bashkim Sulaj, qytetarit që këto kohë është në fokusin e mediave vendore dhe kombëtare, ka ngjallur ndjeshmëri të lartë publike. Janë të shumtë personat që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për ti përmirësuar jetën atij dhe familjes. KJo, më e theksuar pasi është mësuar se Sula ka qenë edhe ushtar në radhët e UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
Për hir të realitetit, historia e Bashkin Sula është bërë publike fillimisht nga Antena Nord Televizion para shumë viteve, teksa stafi i tij kontribuoi fillimisht me ndihma të ndryshme dhe orendi, falë edhe bujarisës së shqiptarëve brenda e jashtë vendit. Nuk është e qartë se pse kujtesa e Bashkim Sulës është shuar në një pjesë të saj dhe madje mjaft të rëndësishme. Nuk po flasim për ndihma ushqimore apo orendi por për një ëndërr, që e kanë akoma mijëra familje: Shtëpi për të futur kokën!
Pikërisht këtë mesa duket “e ka harruar” Bashkim Sula, duke mos “ia ditë për nder”, siç themi ne në Shkodër. atyre që e kanë ndihmuar realisht. Këtë fakt e ka cekur në një publikm në rrjetet sociale dhe kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, i cili evidenton edhe emrin e personit që e ka bërë me shtëpi, bashkë me shumë persona të tjerë, Bashkim Sulën.
“Ndjej keqardhje kur mohohet kontributi i çmuar i malësorit tonë në SHBA Petrit Melakuqi dhe i të gjithë kontribuesve të tjerë në SHBA dhe Kanada që bënë të mundur ti dhurojnë një shtëpi Bashkim Sulës. Unë shpreh mirënjohjen time për këdo që ndihmon dikë në nevojë, aq më tepër vëllezërit dhe motrat tona në diasporë që kontribojnë në vëndlindjen e tyre.”, shkruan kryebashkiaku Tonin Marina.
Mirënjohja është virtyt dhe si çdo virtyt tjetër, jo çdokush ka aftësinë, dëshirën dhe fuqinë ta shprehë. Megjithatë, përtej kësaj është përmirësimi i jetës së një familjeje me shumë fëmijë, duke shpresuar që të jetë pikënisje e ndryshimit jo vetëm objektiv por edhe subjektiv për këdo. /ShkodraWeb Media/