Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike Shkodër Helidon Bushati dhe Emilia Koliqi, kanë vijuar takimet me qytetarë të Shkodrës. Së bashku ata kanë qenë në zonën e ish- Fermentimit të Duhanit. Në publikimin e tij në Facebook, Helidon Bushati shkruan:
Në zonën e Fermentimit, nuk gjeta gjurmë të shtetit dhe të qeverisjes. Bashkëjetesë të varfërisë me qytetarët, këtë po. E gjeta sot dhe na përplaset në çdo dyer që na hapet.
Varfërinë dhe lënien në mëshirë të fatit e kanë për qytetarët, pasurimin dhe luksin e kanë vetëm per vete. Kjo është ajo që ofrojnë, prandaj sot pas 8 vitesh nuk kanë fytyrë t’ju dalin përpara. Mos t’i japim më kohë të keqes.
Me 25 Prill, t’i vërtetojmë njëri-tjetrit se Shqipëria bëhet dhe se vetëm bashkë mund ta bëjmë.