Zef Hila, kandidati për deputet i Partisë Demokratike i cili renditet i 5 në Shkodër, në një intervistë për ‘FaxNews’ ka deklaruar edhe një herë se është i pafajshëm në lidhje me djegien e KZAZ-së.
Ai u shpreh se nuk ka pse të trajtohet si subjekt dekriminalizimi pasi ai nuk është ndaluar asnjëherë më parë, të ketë ndërruar emër apo të jetë dënuar.
Hila u shpreh se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar ligjshmërinë e largimit të tij nga posti si kryebashkiak të Vaut të Dejës, pasi sipas tij është kundra ligjit.