Prokuroria ka nisur verifikimin për Tom Doshin, pas kërkesës së bërë nga KQZ për kandidatë që mund të kenë probleme me ligjin, dhe të jenë subjekt i dekriminalizimit.
Burime bëjnë me dije për Fax news, se Prokuroria i ka nisur një shkresë Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkon informacione në lidhje me aktivitetin e Doshit, dhe arsyet se pse ai është shpallur i padëshirueshëm.
Por pavarësisht thirrjeve, KQZ nuk e ka gjetur kandidimin e Doshit në ndalim me ligjet shqiptare, dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e prokurorisë për të kryer verifikimet.
Doshi është shpallur non grata nga SHBA që në Prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij, ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje që ai të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Çfarë thoshte DASH për Tom Doshin Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Ligji kërkon gjithashtu që Sekretari i Shtetit të dizenjojë zyrtarë të tillë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjet e tyre. Përveç dizenjimit të z.Doshi, Departamenti dizenjon publikisht edhe bashkëshortjen e z.Doshi, Xhovana Dhosi, vajzën e tij të rritur Briana Doshi, djalin e tij të rritur James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur.